E Martë, 3 Nëntor 2026

Palacios ngrin Allianz Arena-n, Bayern ndalet nga Leverkusen

Bayern dhe Leverkusen nuk I bëjnë keq njëri tjetrit në sfidën e madhe të javës së katërt të Bundesligës, e luajtur të premten për shkak të angazhimeve evropiane të bavarezëve. Është mbyllur në barazim 2-2. Një sfidë e gjallë, me bavarezët që arritën të kalojnë në avantazh pas 7 minutash lojë. Është Kane që vendos menjëherë emrin në listën e golashënuesve për këtë sfidë.

 Katër gola në Bundesligë për ish-sulmuesin e Tottenham dhe hera e parë në disavantazh për Leverkusenin, i cili reagoi menjëherë duke kërkuar thellësi me Boniface dhe duke u bërë i rrezikshëm. Goli i barazimit erdhi në minutën e 24-të me Alex Grimaldo, i cili mbërriti në transfertë të lirë nga Benfica. Goditja e tij e lirë ishte madhështore dhe e la pa asnjë shans portierin Ulreich.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 falë edhe pritjeve të Hradecky, i cili ishte edhe një herë vendimtar kundër Kane në dy raste. Ëirtz goditi shtyllën në minutën e 79-të dhe, pak minuta më vonë, Bayern kaloi në avantazh: shënoi Goretzka pas një asistimi të Mathys Tel.  Palacios shënoi golin e barazimit me një penallti, e dhënë në minutën e 93-të (pas rishikimit të VAR) për shkak të një faulli të Alphonso Davies ndaj Hofmann, ndërsa Upamecano sheh golin e fitores, por që anullohet në minutën e 97′.

Përfundon 2-2 mes Bayern dhe Leverkusen, të cilët vazhdojnë krah për krah, sido që të shkojnë ndeshjet e nesërme, Tuchel dhe Xabi Alonso do të jenë në krye të Bundesligës me dhjetë pikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›