Andreas Retig, drejtori i ri sportiv i Federatës Gjermane të

Federata Gjermane e Futbollit ka zyrtarizuar mëngjesin e sotëm pasuesin e Oliver Bierhof në postin e drejtorit sportiv. Sipas medieve gjermane zyrtarë të Federatës prej muajsh po punonin në këtë drejtim dhe kanë parë si zgjidhjen më të përshtatshme emërimin e një personazhi siç është Andreas Retig.
Për këtë post Federata Gjermane e Futbollit kishte kontaktuar Sami Khedirën dhe Nadine Keßlerin.
60-vjeçari e njeh mjaft mirë futbollin gjerman pasi punon prej 40 vitesh në këtë mjedis. Ai ka qenë trajner dhe ka ushtruar këtë profesion me Bajer 04 Leverkusen, SC Fraiburg, 1.FC Këln dhe FC Augsburg. Në klubin e St.Pauli ai shërbeu si drejtor i përgjithshëm ndërsa me Viktoria Këlnin ka qenë president i bordit drejtues.
Retig ka punuar për dy vite (2013-2015) në Federatën Gjermane të Futbollit ku ka kryer funksionin e menaxherit.
“Me Andreas Retig ne kemi afruar një profesionist shumë të mirë. Jam i bindur se ai do të përballojë me shumë kujdes dhe vendosmëri sfidat e detyrës të re”, tha presidenti Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Nojndorf.