E Diel, 1 Nëntor 2026

Palasë, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit; angazhohen forca tokësore dhe dy helikopterë

TIRANË, 1 gusht /ATSH/  Prej mesnatës po vijon operacioni për shuarjen e një zjarri të rënë në zonën e Palasës, në jug të vendit, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe pyll.

Sipas medieve, në operacion janë angazhuar dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Forcave të Armatosura dhe struktura të tjera të emergjencave civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Për shkak të terrenit të vështirë, në mbështetje të operacionit po ndërhyjnë edhe dy helikopterë, të cilët po kryejnë hedhje uji nga ajri për të ndihmuar forcat në terren.

Institucionet bëjnë të ditur se operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa të gjitha strukturat e angazhuara mbeten në gatishmëri deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›