Palermo e Serise A blen Brian Filipin“Palermo është një nga skuadrat e njohura të Serisë A dhe ka në politikën e saj blerjen e futbollistëve të talentuar, dhe kështu vepruan edhe dy vitet e fundit me Samir Ujkanin dhe Edgar Çani- shtoi Ha

Palermo blen nga Ravena Brian Filipin. Një tjetër talent shqiptar bashkohet me skuadrën siciliane, pas portierit Saimir Ujkani dhe sulmuesit Edgar Çani (të huazuar aktualisht te Askoli i Serisë B).
“Vlera e operacionit të Filipit shkoi te 1.5 milionë euro për 100% të vlerës së kartonit të tij, ndërkohë që Ravena shpreson të mbajë 50% të vlerës, pasi duke qenë se Filipi do të jetë pjesë e Serisë A, atëherë edhe vlera e rishitjes së tij te një klub tjetr do të jetë më e madhe”, - tha për Albania-sport.com, menaxheri i tij Sokol Haxhia.
Mesfushori e ri të talentuar shqiptar luan në Serinë C1/A me Ravenën, duke qenë një ndër protagonistët në skuadrën e njohur italiane. Brian Filipi, i konsideruar edhe një “Ervin Skelë i ri”, për shkak të vizionit të tij për lojën e goditjet standarde, është lojtar i Kombëtares shqiptare U-21 dhe ka luajtur në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Kampionatit Europian 2009, kundër Kroacisë dhe Azerbajxhanit.
“Për momentin Palermo ka interes ta huazojë pranë Ravenës, që dhe Filipi të luajë në vazhdimësi e të rritet si lojtar, për të qenë i gatshëm me fillimin e sezonit të ri për të përballuar një kampionat të fortë siç është Seria A në Itali - theksoi Sokol Haxhia, i cili menaxhon një numër të konsiderueshëm lojtarësh profesionistë shqiptarë, përfshirë Bogdanin në Itali (së bashku me Alesandro Moxhin) dhe Klodian Duron në Qipro.
Lezhjani 19-vjeçar ka qenë një ndër protagonistët në skuadrën e njohur italiane dhe drejtuesit e klubit, duke parë dhe kërkesat në drejtim të tij në prag të hapjes së merkatos dimërore nënshkruan gjatë muajit dhjetor kontratën si lojtar profesionist,.
Brian Filipi është golashënuesi më i mirë të Ravenës në dy versionet e Kupës së Italisë (5 gola), por që ka lënë emrin e tij edhe në ndeshjet e kampionatit të Serisë C1/A.
“Palermo është një nga skuadrat e njohura të Serisë A dhe ka në politikën e saj blerjen e futbollistëve të talentuar, dhe kështu vepruan edhe dy vitet e fundit me Samir Ujkanin dhe Edgar Çani- shtoi Haxhia, i cili gjatë merkatos verore realizoi edhe transferimin e mesfushorit Jahmir Hyka te Mainc 05 në Gjermani.
Media italiane, dhe sidomos ato rajonale që janë edhe më afër ekipeve të serive inferiore në Itali, në shumë raste e kanë konsideruar Filipin si zbulim në radhët e Ravenës. Një gazetë e tillë është e mirënjohura “La Voce”, që para pak kohësh se Briani po fiton një eksperiencë unike në vitin e tij të parë si profesionist.
Brian Filipi u bashkua me skuadrën italiane Ravena Calço në korrik të vitit 2008, menjëherë pasi lojtari mori pjesë në Elite Raund, ku Shqipëria U-19 e drejtuar nga Ramadan Shehu u ndesh me Gjermaninë, Sllovakinë e Kroacinë.
E Marte, 13 Janar 2009