E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinë, Hamas ekzekuton "spiunin" e Izraelit

Një palestinez i akuzuar se ka bashkëpunuar me Izraelin, së bashku me dy të tjerë të dënuar për përfshirje në vrasje, janë ekzekutuar nga grupi islamik Hamas. Ministria e Brendshme Palestineze bëri të ditur se që të tre janë varur në qytetin e Gazës. Në deklaratë nuk u bë i ditur identiteti i tyre, por në të thuhet se familjet e viktimave kanë mundur t`i shpëtojnë në çastet e fundit, duke i falur ata, por një gjë e tillë, thuhet se është refuzuar nga familjarët. Incidenti është i pari për këtë vit, kur Hamasi ekzekuton dikë pse ka “bashkëpunuar” me izraelitët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›