E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezet nuk largohen nga bisedimet

Edhe pse izraelitet nuk e rinovojne plotesisht ngrirjen e ndertimeve ne Bregun Perendimor

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas thote se nuk do te kete vendim te menjehershem nese do te vazhdojne bisedimet me Izraelin. Abas ka thene se nuk do te vendose menjehere nese do te braktise bisedimet e paqes me Izraelin ne pergjigje te perfundimit te ngrirjes se pjesshme te ndertimit te vendbanimeve hebrenje ne Bregun Perendimor. Sipas tij palestinezet nuk do te vendosin deri sa te takohen me udheheqes te tjere arabe javen e ardhshme. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u ka kerkuar palestinezeve qe te vazhdojne me bisedimet. Shtetet e Bashkuara i kane bere thirrje Izraelit per te vazhduar moratoriumin mbi ndertimet dhe negociatoret amerikane thone se ata besojne se procesi mund te shpetohet. Eumlshte nje situate e paqarte per momentin. Nuk dihet se cfare do te ndodhe por eshte interesante se Presidenti palestinez nuk eshte terhequr nga negociatat aktuale pas njoftimit te lajmit te skadimit te moratoriumit mbi ndertimin e vendbanimeve hebrenje ne Bregun e Perendimit. Nderkohe eshte edhe nje takim i Komitetit Ekzekutiv te Organizates per Clirimin e Palestines ku me siguri nga ai do te kerkohet qe te terhiqet prej bisedimeve. Gjate diteve te ardhshme Presidenti Abas do te jete edhe nen presion te jashtezakonshem nga Shtetet e Bashkuara qe te mos terhiqet prej negociatave dhe te perpiqen qe se bashku te gjejne nje zgjidhje kompromis. Kjo nuk do te jete e lehte por eshte dicka qe amerikanet duan qe te ndodhe. Nderkohe Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk ka pranuar te perkulet perpara presionit nderkombetar dhe te shtyje nje moratorium te pjesshem dhjetemujor per ndertimin e vendbanimeve hebraike ne Bregun Perendimor te pushtuar. Moratoriumi ka skaduar perpara disa oresh. Ne vend te saj z. Netanjahu i beri thirrje udheheqesit palestinez z. Mahmud Abas te mos largohet nga bisedimet paqesore te sponsorizuara nga amerikanet. Z. Abas nga ana e tij tha se e vetmja rruge per te shpetuar bisedimet ishte ngrirja e ndertimeve. Duke folur ne Paris Presidenti Abas tha se ka vetem nje perzgjedhje ose ndertim vendbanimesh ose paqen. Izraeli duhet te perzgjedhe paqen. Nese perzgjedh paqen ne do te procedojme me negociatat por nese nuk e perzgjedh kete atehere do te kete nje humbje kohe dhe humbje shansesh. Departamenti Amerikan i Shtetit ne Uashington tha se administrata Obama do te vazhdoje perpjekjet per paqe dhe do te takohet serish me te dyja palet gjate diteve te ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›