Jetegjatesia shkencetaret dhe perpjekja per te zberthyer gjenin magjik
A eshte e mundur qe te jetosh me shume se nje shekull dhe ende te jesh i shendetshem e ne gjendje te kthjellet mendore Vellezerit dhe motrat Khan ne Amerike 108 104 dhe 100 vjec jane vene ne dispozicion te shkencetareve per te zberthyer kete sekret
Helen eshte 108 vjece. Ajo i urren sallatat zarzavatet cohet heret ne mengjes dhe e ben gjithcka ne jeten e saj permes nje stili te shendetshem. Po te shendetshem sepse ajo preferon hamburgeret cokollatat alkoolin jeten e nates ne Nju Jork dhe te gjithe restorantet ekzotike. Pervec kesaj eshte frekuentuese e teatrit kinemase dhe shfaqjeve te tjera ne Broduej. Nje nga te preferuarat e saj eshte edhe Metropolitan Opera ku per here te pare ajo vuri kembe ne vitin 1918. Ishte nje bilete qe e mori dhurate nga i ati me rastin e 17-vjetorit te lindjes.
Ajo gjithashtu pelqen qe te pije duhan. Kam 80 vjet qe pi duhan dhe gjate gjithe dites e ne menyre te vazhdueshme. Behet fjale per nje sasi te jashtezakonshme cigaresh thote 108-vjecarja. Ajo eshte nje grua e brishte dhe e vogel duket sikur do te te thyhet po tia ngulesh fort veshtrimin. Vishet zakonisht me ngjyra dhe ne menyre sportive. Floket i ka gjithmone te lyer po ashtu edhe buzet ne me te shumten e rasteve. Fytyren e ka te bute pa njolla dhe mban syze.
Qe kur u godit nga nje atak ne zemer 6 vjet te shkuara ajo flet pak me ngadale por mendjen e ka te kthjellet si te nje 20-vjecareje dhe kujtesen si te nje 30-vjecareje. Jeton ne nje apartament shume te mire ne Park Avenue dhe eshte e lumtur qe here pas here takohet me vellain e saj Irvin 104-vjecar.
Rreth botes ne moshen 84-vjecareHelen Faith Keane Reichert ka lindur me 11 nentor te vitit 1901 ne Manhatan dhe eshte bija e emigranteve hebrenj nga Polonia. Ajo eshte psikologe dhe nje ish-prezantuese ne TV si dhe profesoreshe universiteti. Ajo u martua me nje kardiolog dhe nuk ka pasur femije. Kur i shoqi i vdiq 25 vjet te shkuara ne moshen 88-vjecare ajo vendosi ne moshen 84-vjecare qe te udhetonte rreth botes dhe te shkonte ne Irlande me pas ne Spanje Turqi Itali Japoni dhe Australi. Ishte kjo menyra qe zgjodhi per te perballuar humbjen qe pesoi. I vetmi vend ku nuk kam shkuar eshte India. Por do ta bej se shpejti thote 84-vjecarja.
Ne vitet e saj te arta kjo grua e pashkaterrueshme ka terhequr vemendjen e shkencetareve se bashku me vellezerit e saj Irvin 104 vjec dhe Peter 100 vjec. E motra i vdiq ne moshen 100-vjecare ne vitin 2007.
Behet fjale per nje familje qe per shkak te kesaj vecantie jetegjatesie dhe vitaliteti eshte shnderruar ne nje subjekt studimi per shkencetaret e ndryshem. Ata kane bere per ore te tera me intervista me mjeket ne Nju Jork dhe Boston dhe te gjithe duke i pasur ata ne qender te vemendjes synojne qe te zgjidhin misterin e rinise se tyre. Pyetja me e shpeshte eshte Si ka mundesi qe ata jetojne kaq gjate dhe jane njeherazi kaq te shendetshem dhe vitale
Demografet kane perllogaritur se jetegjatesia e njerezve ne vendet e zhvilluara eshte shtuar shume ne 170 vitet e fundit me nje mesatare prej 3 muajsh ne vit. Ne Gjermani jetegjatesia per femrat eshte 82 vjet ndersa per meshkujt 77 dhe kjo tendence nuk duket se ka kufij. Si mund te parandalohet qe keta te moshuar te cilet ne te ardhme do te jetojne edhe me gjate se sot te mos prekjen nga semundje si Parkinsoni apo te tjera qe praktikisht e shnderrojne individin ne nje qenie qe vegjeton
A mund te perbejne recetat e duhura jetet e njerezve qe kane jetuar deri ne 100 vjec dhe ne gjendje te mire shendetesore Ne Shtetet e Bashkuara jetojne rreth 50 mije persona qe jane mbi 100 vjec dhe ne Gjemani 6000 te tille. Nje ne shtate milione jeton madje pertej moshes 110-vjecare dhe me tutje akoma dhe ka madje edhe nje fjale te posacme qe perdoret per keta njerez mbi qindvjecare. Grupe shkencetaresh ne te gjithe boten jane duke u marre me jeten dhe shendetin e kesaj kategorie njerezish ne perpjekje per te zberthyer gjenet e tyre duke germuar ne kartelat mjekesore dhe historite personale. Nje mjek hebre eshte marre me shqyrtimin personalisht te mbi 1000 personave qe i kane kaluar te 10 vitet e jetes duke i pyetur edhe per ceshtje te hollesishme personale per te pare nese ka tipare te perbashketa mes ketyre personave te kesaj kategorie qe mund te konsideroheshin si shkaku i jetegjatesise dhe shendetit te tyre te mire.
Rezultatet jane me te vertete befasuese mes ketyre njerezve nuk ka asnje tipar te perbashket pra nuk ka nje model qe mund ti referohesh ne rastin e shkaqeve te jetegjatesise. Rekomandimet e zakonshme per nje jete te shendetshme pa duhan pa alkool pa mbipeshe jane te aplikueshme nga pjesa me e madhe e njerezve ne bote por kjo nuk vlen per rastin e 100-vjecareve. Ne fakt per te arritur nje jetegjatesi te tille ajo qe duhet eshte gjenetika e vecante pra perberja gjenetike. Edhe 100-vjecaret semuren dhe vdesin nga te njejtat semundje qe vdesim edhe ne por vetem se kete e bejne 30 vjet me pas.
Sigurisht qe nje stil jetese me cigare alkool dhe mbipeshe nuk perben keshillen me te mire per nje jete te shendetshme por ne fund te fundit edhe pse jeta e shendetshme promovohet shume nuk ekziston nje stil i percaktuar jetese qe te garanton jetegjatesine dhe shendetin e mire deri diten e fundit te jetes. Keshtu asnje 100-vjecar nuk u eshte nenshtruar dietave gjate jetes se tij te gjate. Nderkohe secili nga personat qe ka jetuar deri apo mbi 100 vjec ka nje recete personale per te dhene. Te pyesim Irvin 104-vjecar se cfare do te na thote. Irvin te thote se se pari njeriu duhet qe ti permbahet nje diete ushqimore me shume zarzavate dhe sallata. Se dyti sipas tij i duhet shume ajri i fresket. Se treti duhet te shmange cigaren alkoolin por jo veren e kuqe te cilen duhet qe ta pije nga nje gote ne dite. Se katerti sipas tij njeriu duhet qe te jete vazhdimisht ne levizje fizike dhe te njohe njerez te ndryshem nga e gjithe bota si dhe te kete nje interes te vazhdueshem per te mesuar gjera te veshtira qe mendon se nuk i arrin dot. Te gjitha keto sipas Irvin te mbajne te ri dhe ne forme.
Po motra e tij me e madhe cfare mund te thote per menyren e saj te jeteses qe i ka dhene nje rekord te vertete jetegjatesie Ajo nderkohe ka nje stil tjeter jetese dhe per familjen mund te cilesohet si delja e zeze. Ajo ka lindur me cigare ne njeren dore dhe koktejl ne doren tjeter thote Irvin duke nenkuptuar gjithe jeten me teprime te se motres 108-vjecare. Duke iu referuar vazhdimisht Irvin ai thote se sipas tij nese do te duash qe te jetosh gjate duhet qe te shmangesh streset dhe te shnderrohesh ne mjeshter te te anashkaluarit te gjerave dhe kryesisht streseve e veshtiresive me te cilat na perball vazhdimisht jeta. Dhe te mendosh se keta 100-vjecaret e sotem nuk kane pasur jete te lehta. Ata kane kaluar dy luftera urine dhe sigurisht edhe humbjet e njerezve me te dashur. A eshte e mundur qe te shtojme jetegjatesine permes te qenit optimiste dhe ne humor Apo mos valle asgje nuk varet nga ne dhe gjithcka eshte e programuar qe ne fillim Ende edhe sot e kesaj dite pas shume kerkimeve mjeket nuk e dine se cilat gjera jane te programuara gjenetikisht dhe cfare kemi ne ne dore per te zgjatur dhe permiresuar jetet tona. Disa kerkues nderkohe kane zbuluar 150 variante gjenetike te gjenit te 100-vjecareve. Disa pretendojne se ne baze te ketyre te dhenave mund te parashikojne jetegjatesine e nje personi deri ne 70. Por nje grup tjeter eshte kunder nje gjeje te tille duke u shprehur se eshte teresisht e pamundur qe te parashikohet jetegjatesia e njeriut nisur nga te dhenat e deritanishme mbi gjenet. Nje fakt i perbashket me ta eshte se te gjithe personat qe e kane arritur 100 vjecarin e jetes dhe jane me pertej akoma kane nje mekanizem mbrojtes shume te forte i cili ndalon edhe shperthimin e semundjeve ne moshe te hershme sic ndodh te njerezit me jetegjatesi normale. Ajo qe shume shkencetare aktualisht e kane shnderruar ne objekt te punes se tyre eshte pikerisht studimi i ketyre mekanizmave mbrojtes gjenetike qe i bejne disa njerez te mbrojtur nga sulmet e semundjeve te moshes se trete. Jane pikerisht keta njerez qe me organizmin e tyre jo vetem qe kalojne nje moshe te trete te sigurt por tashme jane shnderruar edhe ne eksploratoret e moshes se katert.