Presidencialet, ankth ne dy kampet

Edhe pse sondazhet flasin per fitore te Obames, askush nuk eshte i sigurte.
Nuk dihet se si do te dalin rezultatet ne shtete si Pennsylvania, Virginia, Ohio, North Carolina. Vetem aty mund te kuptohet nese Shtetet e Bashkuara jane gati per ndryshim e per te bere historine ne Shtepine e Bardhe.
Dyshime ne Ohio
Obama ka cuar aty edhe Bruce Springsteen. Megjithate ne kete vend eshte edhe Joe Hidrauliku, i cili e konsideron programin fiskal te Obames jo te mire. Nuk dihet nese demokratet do te fitojne ndaj republikaneve.
Mikpritje ne Pennsylvania
Nje shtet me nivel jo te mire ekonomik, me probleme ne pagesat e ujit te dritave dhe duket se votuesit mund t'i japin nje shans Obames, duke mos harruar se zonat malore, rurale, te thella jane te mbyllura dhe raciste.
Ne zgjedhjet paraprake, epersi kishte Hillary, por tani qe eshte Obama?
Telashe ne Florida
Florida eshte ne nje telash entiko-politik per percaktimin. Hispaniket ketu jane te shumte dhe kane shume probleme me njerezit me ngjyre.
Hebrenjte ne pension qe tashme kane konolozuar brigjet lindore te Miami-t jane me se shumti liberale, por kishte shume probleme per t'u bindur se Obama eshte pro Izraelit.
Banoret e brigjeve lindore mes bazave ushtarake dhe te djathtes fetare, duhet te votojne per McCain.
Por votimi ne Florida nuk eshte i thjeshte.
Virginia?
Nuk votojne per nje demokrat ne SHtepine e Bardhe qe prej kohes se Lyndon B. Johnson ne vitin 1964. Por nderkohe qe kane patur nje guvernator me ngjyre dhe po votojne edhe dy senatore demokrate, ndaj duket se klima ne kete shtet po ndryshon.
Veriu eshte nje pjese e forte, me teknologji te larte, finance dhe ka banore qe vijne nga jashte.
Ndersa jugu perbehet nga nje popullsi e forte me ngjyre qe duket e motivuar per te votuar kesaj radhe per demokratin.
Ndersa zonat malore te lindjes, nuk premtojne shume.
Shpresa per Perendim
Demokratet kane besim te Nevada, ka shume hispanike aty dhe punonjes hotelesh e kazinosh te cilet i frikesohen krizes. Po ashtu ka nje perqindje te larte te njerezve qe kane humbur shtepite per shkak te probleme te fundit.
Nderkohe shume republikane jane ambientaliste dhe nuk besojne te dyshja McCain-Palin.