E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallatet rrezik vdekje

Dy zjarre që shpërthyen mbrëmjen e së dielës në kryeqytet rizgjojnë edhe një herë tjetër shqetësimin e banorëve të pallateve të ndërtuara në vitet e fundit, për mungesen e shkallëve të emergjences apo edhe të masave të tjera mbrojtëse.

Në pallatin ku ra zjarri ditën e dielë dhe që vuri në panik banorët e zonës së Zogut të Zi, ngrenë shqetësimin alarmant që pavaresisht një kostoje të lartë për blerjen e apartamentit, nuk ka masa të mjaftueshme për rastet e rënies së zjarrit.

Në të gjitha rastet e zjarreve, në pallatet e larta jo vetëm në Tiranë, ka qenë vetëm ndërhyrja e forcave “Renea” dhe skuadrat e shpëtimit të zjarrfikësave që kanë bërë të mos shkaktohen viktima, pasi banorët kanë qenë tërësisht në mëshirën e fatit.

Interesimit tonë në bashki, në repartin e zjarrfikësave dhe shoqatën e ndertuesve iu përgjigjën se nuk ka një ligj që detyron ndërtuesit shqiptarë që të pajisin pallatet me shkallë emergjence, nga ku banoret të mund të zbresin në rastet kur ndërtesa përfshihet nga zjarri dhe shkalla e brendshme është e bllokuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›