E Diel, 1 Nëntor 2026

Te burgosurat ekspozite me punimet e tyre

Në ambjentet e drejtorisë rajonale të formimit profesional në Tiranë u organizua një ekspozitë me punime të grave të burgut 313 dhe Ali Demi në kuadër të festës së 8 Marsit ditës së gruas.
Të gjitha gratë që ndodhen në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale zhvillojnë kurse të ndryshme profesionale çka bënë të mundur rehabilitimin më të shpejtë dhe të sigurtë të tyre pasi ato te dalin nga burgu.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me qendrën e formimit profesional ka bërë që të gjithë të burgosurve t’u ofrohet mundësia për të mësuar një profesion dhe të pajisen me një çertifikatë, e cila do t’u japë mundësinë e punësimit pas daljes nga burgu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›