Pallati 12 katësh, Dashamir Peza: Vendimi për prishjen, luftë politike e Berishës

Deputetë të PS-së kanë hyrë sot në mjediset e pallatit 12 katësh që është vendosur të shembet nga inpektoriati ndërtimor, 3 katet e para të të cilët u prishën dje nga policië ndërtimore. Ka pasur një konflikt me deputetëve të PS-së, si Shegush Ligori, Besnik Baraj, Valentina Leskaj dhe Dashamir Peza të cilët kanë tentuar të hyjnë te pallati. Ata janë ndeshur në rezistencën e inspektoriatit të policisë ndërtimore megjithatë dias prej tyre kanë mundur të depërtojnë brenda këtij ambjenti. Ndërkohë që deputeti Shalsi është konfrontuar me policinë duke mos mundur të hyjë brenda në ndërtesë.
Deputeti i PS-së, Dashamir Peza, kunati i pronarit të ndërtesës, tha se kunati i tij Ilir Mata është viktimë e luftës politike që bën Berisha. Në një prononcim ekskluziv për "Ora News", Peza deklaroi se ai ka ndërprerë kontaktet me Matën që prej 2 -vitesh. "Kunati im ka rënë viktimë e luftës politike që bën Berisha. Ka ditë që sulmohet familja ime, që sulmohet morali i familjes sime, por vetëm për faktin që merrem me politikë", u shpreh ai. Ai ka kërkuar që Gjykata të vendosë me përgjegjësi se si qendron kjo çështje. Dashamir Peza theksoi se do të çojë këtë çështje në Gjykatë.I gjithë debati për këtë pallat bëhet për ndërtimin e një tuneli nga ana e ndëtuesve të pallatit për të lejuar kalimin e banorëve, i cili nuk është realizuar ndaj është marrë vendimi për shembjen e tij.
Natën e mbrëmshme policia ndërtimore ka ndërmarrë operacionin për të rrëzuar ndërtesën e kunatit të deputetit të PS-së Dashamir Peza. Ndërtesa prej 12 katesh e cila ndodhet prapa hotel "Tirana" në kryeqytet ka filluar të shembet pas një urdhri të nxjerrë nga kryeinspektori i policisë ndërtimore Hekuran Hoxhaj i cili thekson se në përputhje me ligjin 2502 për urbanistikën kjo ndërtesë është e paligjshme. Mësohet se kjo ndërtesë është në pronësi të shtetasit Ilir Mata, kunatit të deputetit Dashamir Peza dhe ishte destinuar të bëhej hotel. Fadromat e policisë ndërtimore filluan për prishjen e fasadës së kësaj ndërtese duke e ndërprerë operacionin e prishjes më vonë për shkak të errësirës duke e nisur sërish sor në mëngjes.