Kushtetuesja shyrton sot ankimimin e PS-së për kufijtë detarë

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën ankimore të PS-së për marrëveshjen e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Seanca plenare është caktuar në orën 10:00.
Me vendimimin për të shqyrtuar kërkesën e PS-së nga Kushtetuesja u pezullua dhe procedura e ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e një vendimi nga kjo gjykatë.
Marrëveshja për ujërat detare me Greqinë u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti nga ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë së asaj kohe përkatësisht: Basha dhe Bakojanis, nën prezencën e Kryeministrave: Berisha dhe Karamanlis. Pas firmosjes në vend nisën polemikat duke theksuar se marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2.
Në datën 25 shtator, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje. Por, në datën 15 tetor 2009, Parlamenti shtyu pa afat ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.