Paloka: Opozita nuk e do transparencën e zgjedhjeve
Deputeti i PD-së Edi Paloka ka deklaraur në seancën e sotme plenare se opozita nuk kërkon transparencën e zgjedhjeve.
"Jam i bindur që Rama nuk ka kërkuar asnjëherë transparencë të zgjedhjeve dhe se të rregullojë defektet që përmban kodi zgjedhor" theksoi Paloka duke shtuar se opozita po tregon me veprimet e saj se nuk e do transparencën. Paloka duke i cilësuar kërkesat e PS-së si antikushtetuse theksoi se opozita ka llogaritur çdo gjë për të vazhduar me synimet e tyre për të bojkotuar institucionet e vendit.
Ndërkohë duke iu referuar kartave të identitetit false që opozita paraqiti në Kuvend Paloka theksoi se Ruçi duhet të paraqitet në Prokurori dhe sipas tij si i pandehur.
Gramoz Ruçi duhet të paraqitet në prokurori dhe jo si dëshmitar por si i pandehur theksoi Paloka duke shtuar se ai duhet të japë llogari në prokurori dhe le ta zgjidh ky institucion këtë çështje. Gjithashtu Paloka ripërsëriti se me veprimet e opozitës kreu i saj Rama po kërkon të mbajë peng Shqipërinë.