Berisha: PS,gjyq publik komisionerëve të saj

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në seancën e sotme plenare se opozita po e kthen seancën në një gjyq publik të komisionerëve të saj. "Ne jemi këtu me vullnetin më të mirë për t'i dhënë një përgjigje legjitime dhe kushtetuse kërkesës së opozitës për transparencë" theksoi Berisha duke shtuar se opozita nuk duhet të kërkojë terrin për të kërkuar transparencë.
Ai shtoi se opozita po i bën gjyq publik 20 mijë komisionerëve të saj të cilët sipas tij përmbushën me përgjegjësi të lartë ligjore detyrën e tyre përpara programit të partisë dhe ligjeve të vendit.
Ndërkohë Berisha duke iu referuar edhe kartave të identitetit të falsifikuara të paraqitura nga opozita theksoi se ato nuk janë veçse karta bixhozi të trafikuara nga deputetët e PS-së.
Gjithashtu kryeministri Berisha ripërsëriti se do t'i japë shumicën opozitës në komisionin hetimor të zgjedhjeve duke theksuar se komisioni do të ngrihet në përputhje me kushtetutën.
"Doni komision hetimor, hajde ta miratojmë iu drejtuar Berisha deputetëve të PS-së duke shtuar se ky komision në përputhje me kushtetutën të bëjë hetimin e plotë dhe natyrisht kjo do të bëhet po sipas proçedurës kushtetuese.