E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Tekat e aventurierit Rama, synojnë pengimin e integrimit

Tiranë, 22 prill, NOA Mendja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tregoi se është ajo e një aventurieri, kur për një tekë të tij bllokoi dje rrugët në kryeqytet dhe shkaktoi një trafik të madh i cili stresoi gjithë qytetarët.

Kështu u shpreh gjatë fjalës që mbajti në seancën e sotme plenare, deputeti demokrat, Edi Paloka, sipas të cilit, aventurat e kryebashkiakut duket se janë të rrezikshme jo vetëm për rrugët e kryeqytetit, por në tërësi për të gjithë vendin.

Për tekat e tij, Rama është gati të hedhë në aventurë një vend të tërë dhe të pengojë rrugën e integrimit, apeloi deputeti demokrat.

Duke shtuar më pas se sot duhet të tregohemi më shumë të përgjegjshëm se tolerantë ndaj sjelljeve të tilla të kryebashkiakut.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›