Paloka Zgjedhja e presidentit sipas Kushtetutes
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka vlerëson se strategjia e bllokimit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga opozita është e dështuar. Për ligjvënësin demokrat , Kushtetuta shprehet qartë përsa i përket çështjes së kuorumit në seancë plenare. Përsa i përket emrave të mundshëm për president Paloka thotë se ende nuk është diskutuar. PD-ja sipas tij ka personalitete për President, ndërsa shpreh mbështetjen për Topallin nëse kandidon për këtë post