Presidenti, OSBE:Konsensus si për Avokatin e Popullit
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth duke marrë shembull zgjedhjen e Avokatit të Popullit me 127 vota ka lënë të kuptohet se edhe për kreun e shtetit duhet një proces i ngjashëm ku baza e tij të jetë dialogu.
“Votimi me 127 vota në parlament i Avokatit të Popullit jo vetëm është inkurajues por gjithashtu është i vlefshëm për të drejtat e njeriut. Shpresoj që i njëjti konsesus të arrihet edhe për përzgjedhjen e kandidiatëve për president. Dua të them nga zyra e Avokatit të Popullit se konsesusi jo vetëm që është i mundur por me dialog Shqipëria mund të ecë përpara” ka theksuar Wollfarth.
Deklarata e Wollfarth erdhi fill pas takimin me Avokatin e ri të Popullit Igli Totozani, ku në thelb të diskutimi është përqëndruar tek te drejtat e njeriut.
Më herët Avokati i Popullit Igli Totozani u takua me ambadasorin e Danimarëks Karsten Ankjaer Jensen, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian deri në fund të muajit qershor.