E Enjte, 5 Nëntor 2026

Paloka akuza kryeministrit: Në 8 vite punoi për pasurimin e xhepave të tij dhe oligarkëve

Në një takim me  banorë të zonës së ish-Kënetës në Durrës, nënkryetari i Partisë Demokratike  Edi Paloka tha se në 8 vite Kryeministri Edi Rama ka menduar vetëm për pasurimin e tij dhe oligarkëve afër tij. “Në 25 Prill jemi përballë me një qeveri që praktikisht ka dështuar në gjithçka. Nuk ka nevojë t’jua tregoj, sepse më shumë sesa ju, nuk e ka ndjerë askush tjetër dështimin dhe pasojat e një keq-qeverisje si kjo e Ramës. Në 8-të vite mendoi vetëm për xhepat tij, mendoi vetëm për të rregulluar 5 oligarkë të lidhur me qeverinë dhe aspak për interesin e qytetarëve të thjeshtë. Pas 8 vitesh që jemi në vendnumëro, për disa gjëra kemi shkuar edhe mbrapa. Jemi në vend numëro në ekonomi, problemet sociale, turizëm, shëndetësi, marrëdhëniet me jashtë. Ata kanë ecur para me milionat e vjedhura”, akuzoi Paloka duke theksuar se qytetaret janë varfëruar dhe braktisur nga Qeveria gjatë dy mandatëve të qeverisë Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›