Meta: Unë garanti i votës së qytetarëve! Policia në monitorim të përditshëm!

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë një referendum për vendin, ndërsa tha se ai do të jetë garanti i votës së qytetarëve. ” Unë i ftoj të gjithë në votime, …Kërkoj referendum se nuk janë zgjedhje normale këto” tha zoti Meta. “Do të marr masat e mia në respekt të Kushtetutës. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt dhe të bindur se vullneti i tyre do të numërohet dhe garant për këtë jam unë si President i Republikës. I gjithë populli duhet të jetë garant për të ruajtur dhe mbrojtur votën e vet. Se si do të ndodhë kjo, do ta tregojmë javët në vijim. Kush tenton t’iu blejë sa një dele a sa një dhi, ai nuk mund të jetë kryeministri juaj, as deputeti juaj, sepse kërkon të shkatërrojë demokracinë, duke shkatërruar votën” tha presidenti Ilir Meta. “Unë jam President, ushtari i parë i Republikës dhe student i dhjetorit. Kam shumë respekt për policinë, ju kam dalë për zot kur janë sulmuar, por ju kujtoj se janë në monitorim të përditshëm, nuk do mbaj përgjegjësi unë për fatin që do ju përgatisë populli shqiptar” tha zoti Meta.