Pamje tronditëse/ Momenti kur 25 vjeçarja u fut në pishinë dhe rrezikoi mbytjen, shoqëruesi doli nga uji dhe nuk ndërhyri

Kanë dalë pamjet nga momenti kur 25 vjeçarja Enkeleda Trungu ka hyrë në ishinë, në një resort në zonën e Linzës, ku për të ka rezultuar fatale.
E reja nuk dinte not dhe rrezikoi të mbytej. Ajo aktualisht është në reanimacion në Spitalin e Traumës.
Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, shihet se si 25 vjeçarja ka “luftuar” me vdekjen, ndërsa Orjolin Mete, 32 vjeç shihet që nuk I vjen në ndihmë.
Mësohet se të dy të rinjtë nuk kanë ditur not, ndërsa kanë marrë përsipër rrezikun për të hyrë në ujë.
Për ngjarjen e rëndë, policia ka shpallur në kërkim administratorin e restorantit.
52 vjeçari Ylli Hidri akuzohet për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi nuk kishte caktuar përgjegjës për pishinën, siç e parashikon ligji.