E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamjet e reja/ Çfarë ndodhi tek Komisariati nr.3? Protestuesi detyrojnë policët me skafandra të tërhiqen

Pamje të reja janë publikuar nga protesta në Tiranë dhe momentet e përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Komisariatit nr. 3.

Në video shihen protestuesit që përparojnë drejt efektivëve të pajisur me skafandra, duke i detyruar këta të fundit të tërhiqen.

Përplasjet pranë komisariatit u shoqëruan me tensione të larta, ndërsa më herët godina u sulmua me bomba molotov, gurë dhe sende të forta.

Kati i parë i godinës u përfshi nga flakët dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të neutralizuar flakët, ndërsa sipas kreut të Policisë së Shteti, nga sulmi mbetet të plagosur 10 efektivë.

komisariati numer 3

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›