E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamjet e rënda/ Policia qëllon në drejtim të studentit në protestë! I riu bie në tokë pas goditjes në kokë!

Një episod i rëndë është regjistruar pranë Bulevardit të Ri në Tiranë, gjatë protestës së gjashtë studentore kundër qeverisë.

Në pamjet nga vendngjarja, një student shihet teksa bie në tokë pasi goditet në kokë gjatë përplasjes me policinë. Nga pamjet krijohet përshtypja se i riu mund të jetë goditur nga një predhë e gazit lotsjellës.

Ngjarja ka ndodhur në një moment tensionesh mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa ndërhyrjet policore dhe përdorimi i gazit lotsjellës kanë shoqëruar protestën në kryeqytet.

Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të studentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›