E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Panairi Virtual të Punës dhe Aftësive”, mbi 100 stenda virtuale paraqesin ofertën e tyre të punësimit

Mbi 100 stenda virtuale do të prezantojnë të mërkurën oferta punësimi në fusha të ndryshme si telekomunikacion, hoteleri turizëm apo shitje. “Panairi Virtual i Punës dhe Aftësive” vjen për herë të parë si një mundësi për këdo në kërkim të një vendi pune, praktike profesionale apo burse studimi. 
I mbështetur nga Programi Global “Migracion për Zhvillim”, që financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ, panairi mund të ndiqet nga kushdo pavarësisht vendndodhjes. 
Pjesëmarrja është e thjeshtë. Mjafton të vizitoni faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, akpa.gov.al dhe të ndiqni hapat për t’u regjistruar. 
Paralel me panairin, në të njëjtën platformë online, do të zhvillohen sesione informuese dhe trajnime të ndryshme për të ndihmuar punë kërkuesit të afrohen me standardet që kërkohen nga tregu i punës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›