E Hënë, 2 Nëntor 2026

Panairi i Turizmit në Berlin, Rama publikon videon “surprizë”: Do më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, Gjermani, për të marrë pjesë në hapjen e Panairit të Turizmit, më i madhi në botë, ku Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025.

Gjatë eventit, Rama ka shpërndarë një video në Facebook, ku flet në disa gjuhë të ndryshme, duke falënderuar ndihmën e inteligjencës artificiale.

“MIRËMËNGJES ???? dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë????”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›