E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Panairi i Verës në Beograd, Denaj: Shqipëria përfaqësohet denjësisht nga 7 kantina

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Shqipëria përfaqësohet denjësisht nga 7 kantina, në edicionin e tretë të panairit “Wine Vision”, që po zhvillohet në Beograd, Serbi, ku marrin pjesë 38 vende nga e gjithë bota.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, teksa publikoi në rrjete sociale pamje nga stenda e Shqipërisë në panair, vlerësoi markat shqiptare të prodhimit të verës.

“Promovimi i produkteve autentike shqiptare “made in Albania” në rajon dhe më gjerë, konfirmon cilësinë, traditën tonë unike dhe vëmendjen e shtuar për verërat shqiptare jashtë vendit”, tha Denaj.

Ministrja vlerësoi se ky panair nxit forcimin e bashkëpunimit rajonal, eksportin e verërave shqiptare, si dhe prezanton shijet unike shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

1 nga 9

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›