E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Panairi i gjelit të detit, promovim produkteve lokale të Peqinit

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Panairi i Gjelit të Detit, në Peqin rikthehet këtë fundvit, duke sjellë në qendër të vëmendjes traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vizitoi panairin ku fermerët peqinas prezantuan jo vetëm gjelat e detit, por edhe produktet të zonës “Made in Albania”, si ullinjtë e cilësisë së lartë, vajin e ullirit, perime të freskëta të stinës dhe gatime tradicionale të zonës. Ministrja e cilësoi panairin, si takimin ku jo vetëm prezantohen prodhimet lokale por që nxjerrin në pah cilësinë dhe rëndësinë e produkteve vendore që janë mjaft të kërkuara nga konsumatorët vendas dhe të huaj. /j.p/ 1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›