RUMANI – Gjykata e lartë anulon raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

BUKURESHT, 6 dhjetor /ATSH-DPA/- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi sot rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u fituan nga kandidati i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu.
Kandidati i ekstremit të djathtë, pro-Kremlinit, Georgescu arriti një fitore të papritur në votimin e 24 nëntorit – pas një fushate të zhvilluar kryesisht në TikTok.
Të dielën duhej të zhvillohej një balotazh midis Georgescu dhe kandidates rivale Elena Lasconi, por gjykata ka vendosur që i gjithë votimi do të duhet të përsëritet.
Zyra e prokurorit publik njoftoi dje se kishte hapur një hetim ndaj Georgescu bazuar në informacione nga shërbimi sekret rumun dhe agjenci të tjera sigurie. //a.i/