E Martë, 3 Nëntor 2026

Panairi i shkollave të mesme, projektet e të rinjve orientohen drejt zhvillimeve teknologjike

U zhvillua në Tiranë Panairi i nxënësve të Shkollave të Mesme, një ngjarje e rëndësishme që shërben si platformë për të rinjtë për të prezantuar krijimet e tyre inovative të realizuara nga puna në praktikë.

Panairi sjell një sërë projektesh dhe është tregues i qartë i avancimit të brezit të ri drejt zhvillimeve teknologjike.

Për pedagogët ngjarje të tilla janë një kontribut i rëndësishme për të siguruar individë të kualifikuar dhe konkurrentë në tregun e punës, të cilët do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik.

Ky ngjarje e cila tashmë është kthyer në traditë, bëri bashkë me qindra gjimnazistë nga qytete të ndryshme të vendit si Tirana, Elbasani, Durrësi, Kurbini dhe Fieri.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›