E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkrumbohet nga flakët një mobilieri në fshatin Krutje të Lushnjës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një mobilieri në fshatin Krutje të Lushnjës është shkrumbuar nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm (17 dhjetor). Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orë 02:00, ndërsa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në punishte, në momentin që ka rënë zjarri, fatmirësisht nuk ka patur njerëz.

Prania e lëndëve drusore dhe kimike bëri që flakët të shkrumbonin të gjithë mobilierinë brenda 30 minutave.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa vijojnë hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›