Topi: Berisha më bënte presion
Ish- presidenti Bamir Topi, gjatë bashkëbisedimit me një grup studentësh, ka rrëfyer se i është bërë presion nga kryeministri Berisha për emërime dhe dekretime zyrtarësh të lartë në institucione të pavarura, por ai vetë ka refuzuar të bëhet pjesë e pazareve.
Aktualisht në pozicionin e kreut të Frymës së Re Demokratike, zoti Topi fajëson drejtuesit e partive të mëdha politike për bllokimin e reformave që mundësojnë statusin kandidat për Shqipërinë.
Kryetari i FRD apeloi për organizimin e procesit korrekt elektoral vitin e ardhshëm, duke shtuar se nga Parlamenti burojnë te gjitha pushtetet ne vend.
