Panariti Bisedime per gazsjellesin TAP

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti ka deklaruar se me homologët e Greqisë dhe Italisë po diskuton mbi projektin e gazsjellësit TAP.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Panariti ka saktësuar se palët janë dakord për projektin, por ka shtuar se është vështirë që marrëveshja të nënshkruhet këtë vit.
“Çështja që shtrohet me Greqinë dhe Italinë është projekti i TAP-it. Italia dhe Greqia garantuan se do ta mbështesin projektin. Me rëndësi është arritja e një marrëveshjeje mes tre palëve”, ka deklaruar Panariti.
Ndërsa në lidhje me marrëveshjen e ujërave me Greqinë, shefi i diplomacisë shqiptare ka nënvizuar se pikë referimi do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Aktualisht jemi në fazën e diskutimeve teknike mes grupeve për marrëveshjen e ujërave. Për këtë çështje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ne do të shohim këtë vendim”, ka theksuar Panariti.
I pyetur nga mediat lidhur me bisedën telefonike me homologun grek, ministri i Jashtëm ka sqaruar se ajo u zhvillua në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe.
Panariti, bisedë telefonike me homologun grek
Ministri i jashtëm grek Dhimitris Avramopullos zhvilloi mbrëmjen e së dielës një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti.
Sipas Ministrisë së Jashtme greke, dy ministrat diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, integrimin europian të Shqipërisë si dhe çështje të karakterit rajonal.
Në fokus kanë qenë edhe çështjet e minoritetit grek në Shqipëri si dhe një sërë çështjesh të karakterit teknik. Burime nga Ministria e Jashtme greke thanë për Top Channel se biseda ishte në një klimë pozitive.
U ra dakord që të dy palët të shtojnë kontaktet për të përmirësuar edhe më shumë marrëdhëniet të cilësuara si të mira edhe pse kohët e fundit klima në to ka qenë disi më e ftohtë pas anullimit të paktit të detit nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, por dhe problemet e krijuara prej censusit dhe vendimit të Omonias për të regjistruar në mënyrë të njëanshme minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri.
Avramopullos e ka ftuar homologun e tij shqiptar të vizitojë Athinën, vizitë që sipas gjasave pritet të zhvillohet gjatë 10 ditëshit të parë të muajit shtator.