Panariti: Të zgjidhet çështja çame

Ministri i Jashtëm, Panariti me homologun e tij grek, dje në Athinë
Ministri i Jashtëm takon homologun e tij grek: Të zgjidhet çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi.
Dy ministrat: Zgjidhje me dialog për Marrëveshjen e kufirit detar.
Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, kërkoi dje nga Greqia zgjidhjen e çështjes së pronave të komunitetit çam. Ndërkohë që marrëveshja e kufijve detarë me Greqinë, sipas kreut të diplomacisë shqiptare, do të zgjidhet në përputhje me interesat e vendit, Kushtetutën dhe legjislacionin ndërkombëtar. Kjo deklaratë e Panaritit erdhi dje gjatë takimit të zhvilluar me ministrin e Jashtëm, Dimitris Avramopoulos, në vizitën zyrtare në Athinë. Panariti, gjatë konferencës së përbashkët falënderoi homologun e tij për qëndrimi pro arritjes së një marrëveshjeje të re për kufirin detar për të zgjidhur këtë problem në mënyrë sa me të shpejtë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)