Panariti ne Kosove, hiqet tarifa e importit te cimentos
Hiqet tarifa prej 35% qe pala kosovare vendosi para pak javesh per importin e cimentos nga Shqiperia. Nje lajm i tille, i eshte komunikuar kryediplomatit shqiptar, Edmond Panariti, gjate nje vizite qe ai po zhvillon ne Kosove. Konkretisht, gjate nje takimi qe ai zhvilloi me ministrin kosovar te Puneve te Jashtme, Enver Hoxhaj, eshte informuar mbi vendimin e ministrise se Tregtise se Kosoves per heqjen e tarifes se lartpermendur. Ne fakt, vendosja e kesaj tarife gjeti kundershtimin e prodhuesve shqiptare te cimentos, madje edhe te sindikatave, te cilat e konsideruan ate me pasoja negative per shkembimet tregtare mes dy vendeve tona. Vete Dhoma shqiptare e Tregtise dhe Industrise i paraqiti pales kosovare kerkesen per rishikimin e ketij vendimi. E mesa duket, pas nje debati relativisht te gjate, te zhvilluar mbi kete ceshtje, duket se pala kosovare ka reaguar pozitivisht, duke u terhequr prej tij. Nga ana tjeter, mesohet se ne takimin mes tyre, kryediplomatet e Shqiperise dhe Kosoves, ndane mendimin se ka ende hapesira te medha te pashfrytezuara per zgjerimin e thellimin e bashkepunimit ekonomik mes vendeve tona. Duke permendur konkretisht drejtime te tilla si: plotesimi i metejshem i kuadrit ligjor, energjia, turizmi, infrastruktura, rishikimi sa me shpejt i sistemit tarifor, heqjen e barrierave jofizike etj. Sikunder, ata shprehen edhe kenaqesine per rritjen me shpejtesi te fluksit turistik nga Kosova dhe Shqiperia. E kjo, si rezultat i permiresimit te kuadrit ligjor, qe ka lehtesuar ndjeshem procedurat e kalimit te kufirit. Per te perfunduar edhe me shkembimin e mendimeve per bashkerendimin e metejshem te festimeve ne kuadrin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise.