E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëzohet Lila, hiqet taksa për çimenton

Kosovë- Pas debateve të shumta mbi taksën e çimentos, ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, është dorëzuar dhe e ka shfuqizuar vendimi.

Sipas të përditëshmes Express ndryshimet hynë në fuqi në datën 1 Gusht, ndërsa arsyeja dyshohet të jetë presioni publik që është bërë ndaj ministres, për shkak të favorizimit që i është bërë kompanisë për prodhimin e çimentos, Sharr Cem.

Lajmi është bërë publik nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, pas takimit që zhvilloi dje me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti. Sipas tij, çimentoja dhe patatja nuk do të bëhen pengesa në raportet Kosovë-Shqipëri.

Sipas burimve të gazetës Express, pas konsultimeve të grupit të angazhuar për vlerësimin e ndikimit në treg të taksës për mbrojtjen e prodhimit vendës të çimento, është vlerësuar se vendimi është marrë jo në përputhje me ligjet në fuqi.

Ndryshimi i vendimit ishte i pritshëm pasi ai u lajmërua nga vetë ministrja një javë më parë kur tha se konsultimet ishin drejt fundit.

Ndër opsionet e diskutuara deri më tani ka qenë aplikimin e tarifave në kuotë për të gjithë importuesit e çimentos. Aplikimi i tarifave në kuotë parasheh heqjen e taksës për një sasi të caktuar të importit të çimentos, siç pati thënë ministrja gjatë interpelancës për çimento në Kuvendin e Kosovës.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›