E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti në Varshavë, merr pjesë në takimin e Vishegradit

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti ndodhet në Varshavë ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Nismës së Vishegradit (Poloni, Hungari, Republika Çeke, Sllovaki) me homologët e tyre të Ballkanit perëndimor.
 

Në takimin e Varshavës, me ftesë të presidencës polake të Nismës së Vishegradit do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë si dhe Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit, z.Stefan Fyle. Presidenca polake e Nismës së Vishegradit ka ftuar për të marrë pjesë në këtë takim edhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Enver Hoxhaj.
 

Në qëndër të këtij takimi do të jenë diskutimet lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE dhe sesi eksperienca e vendeve të Nismës së Vishegradit, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë mund të kontribuojnë në këtë proces.

Gjatë punimeve të këtij takimi, ministri Panariti do të takohet me homologë të tij nga vendet e rajonit dhe vendet antare të Nismës së Vishegradit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›