E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet kryekomunari dhe kryeplaku

TIRANE- Policia e Tiranës arreston kreun e komunës Zall- Herr, Gani Alushi dhe kryeplakun e fshatit Katnur, Pëllumb Gjoka.

Arrestimet kanë ardhur pasi të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë dhënë vërtetime false për gjakmarrje, për personat të cilët kanë aplikuar për azil ne vendet e zones Shengen.

Sipas policisë dokumentet janë lëshuar në kundërshtim më aktet normative që rregullojnë punën e këtyre njësive vendore.

Vetëm sot janë riatdhesuar 51 shtetas shqiptare qe kishin  kerkuar azil  ne Belgjike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj ka deklaruar se në këtë operacion janë kthyer mbi 50 shqiptarëve me qëndrim të parregullt në territorin belg dhe janë kryesisht nga zona veriore e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›