E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti takim me Thaçin, vlerëson arritjet e shtetit të Kosovës

Ministri Panariti i përcolli Kryeministrit Thaci vlerësimin për arritjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës, të cilat cuan në përfundimin e mbikëqyrjes së institucioneve të Kosovës. Panariti e konsideron këtë një shprehje të qartë të besimit se Kosova tashmë është konsoliduar si një shtet funksional, demokratik dhe një faktor i nxitjes së mëtejshme të sigurisë dhe paqes në rajon.
 

Ministri Panariti, u shpreh se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës do rrisë besimin te ky shtet në nivel ndërkombëtar, si dhe konfirmoi angazhimin maksimal të Shqipërisë në mbështetje të rritjes së numrit të vendeve që njohin pavarësinë e saj.
 

Kryeministri Thaci dhe Ministri Panariti ranë dakort për të bashkëpunuar më ngushtë edhe ne kuadër të organizatava rajonale mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›