E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD zyrtarizon degën në Sarandë, Topi: Të bëhemi zot të demokracisë

Të bëhemi zot të demokracisë tonë. Kështu është shprehur përpara qytetarëve sarandiotë kryetari provizor i partisë më të re në vend Fryma e Re Demokratike, ish-presidenti i vendit Bamir Topi. Teksa ka zyrtarizuar degën e re të FRD-së në Sarandë, Topi u shpreh se FRD është në një mision për një demokraci të brendshme.
 

Duke e konsideruar dhe një mision të FRD-së për një demokraci institucionesh dhe rrotacion politik, Topi u bëri thirrje sarandiotëve të mos transmetojnë të sotmen dhe të ardhmen në duar të qeveritarëve të korruptuar.

“Fryma e Re Demokratike” është një forcë politike e qendrës së djathtë, e cila u zyrtarizua si forcë në fund të muajit prill. Në strukturat e kësaj force politike janë angazhuar emra të njohur të jetës politike, kryesisht personalitete që për vite me radhë janë angazhuar në Partinë Demokratike, si deputeti Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Sali Shehu, Besnik Mustafaj etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›