E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti, takim me arbëreshët e Kalabrisë

Ministri i Punëve të Jashtme,  Edmond Panariti ne vigjilje te 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise ka zhvilluar një vizitë në Kalabri në komunat arbëreshe të Frascinetos, Vaccarizzo Albanese dhe të San Demetrio Coronës, ku pati takime me kryetarët e komunave, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, përfaqësues të shquar të politikës italiane me origjinë arbëreshe dhe qytetarë të këtyre komunave.

Gjate takimit, ata u ndalën në përpjekjet që komuniteti arberesh në italia ka bërë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave historike të popullit shqiptar ndër shekuj.

Ministri Panariti tha se e ndiente veten të lumtur të ishte i pranishëm ne gjirin e komunitetit arbëresh në prag të 28 nëntorit, festës së pavarësisë për të cilën kanë dhënë një kontribut të shquar dhe personalitete të njohura të këtij komuniteti.

Ai vlerësoi faktin që për 500 vjet arbëreshët e Italisë kanë mundur ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre në shoqërinë italiane përmes traditave, gjuhes dhe kultures kombëtare. “Nga gjiri i komunitetit arbëresh kanë dalë një numër i madh personalitetesh te jetës politike dhe kulturore, të cilët i paraprinë Rilindjes kombëtare shqiptare dhe shpalljes së pavarësisë, si Jeronim de Rada etj”- tha ai.

Ministri konfirmoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të kontribuar gjithnjë e më tepër në drejtim të zhvillimit nga njëra anë të marrëdhënieve mes komunave arbëreshe dhe pushtetit vendor në Shqipëri dhe ruajtjes së traditave kulturore të komunitetit arbëresh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›