E Diel, 1 Nëntor 2026

Panasonic pezullon aktivitetin e biznesit ne Kine

Gjigandi i elektronikës "Panasonic" pezulloi të gjithë aktivitetin e biznesit në Kinë, pasi protestuesit anti- japonezë vunë në shenjëstër dy prej fabrikave të tij.

Ishujt ne qendër të konfliktit, të njohur si Diaoju në Kinë dhe Senkaku në Japoni janë të pabanuar, por të pasur me naftë.  Eshte nje cështje e nxehte mes dy veneve dhe ne qendër të debatit diplomatik mes Pekinit dhe Tokios prej vitit 2010.

Panasonic shpjegoi se fabrika e saj në Qingdao do të mbetet e mbyllur deri me 18 shtator.  Zedhenesi i kompanise i tha BBC-se se Panasonic do ta ndjekë me shume vemendje situaten gjate ketyre diteve. Sipas raportimeve ne media, edhe firma e njohur Canon pezulloi veprimtarinë, në tre fabrika në Kinë.

Kjo situata deshmon  pershkallezimin e tensioneve qe po perhapen ne Kine.  Protestat shtuan force pasi Tokio vendosi te blejë nje zinxhir të ishujve në Detin e Kines Lindore nga nje biznesmen japonez. Ishujt janë nën sovranitetin e Kines, pretendime per ta ka edhe Tajvani. Keto zhvillime nxitën mijëra protestues të dalin në rrugë në shumë qytete të Kinës. Ata i vune flakën flamurit japonez apo edhe makinave të prodhuara në Japoni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›