Pandeli Majko, DJ në Tiranë

Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, i njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, organizoi një aktivitet festiv, me pjesëmarrjen e Pandeli Majkos. Ish-kryeministri shqiptar shpalosi dhe parullën për këtë njësi bashkiake. “Te pesa fillon shpresa”, tha Majko gjatë aktivitetit.
Duke folur para të rinjve, ish-kryeministri Majko, zuri edhe pozicionin e DJ ne organizimin rinor, njoftojne mediat shqiptare.
Ai tha se kjo festë është vetëm fillimi dhe se "pas 23 qershorit fitorja do të flasë për socialistët, jo vetëm në njësinë 5, por në të gjithë Shqipërinë." /Indeksonline/