E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitje rekorde e një pikture të Jackson Pollock-ut

Një pikturë e Jackson Pollock është shitur për një rekord prej 58.4 milionë dollarësh në shtëpinë e ankandeve Christie në Nju Jork.

Piktura titullohet Numër 19, 1948 dhe paraqet një përzierje ngjyrash si të verdhë, të zezë, të kuqe dhe të gjelbër.

Çmimi më i madh për një pikturë të Pollockut ka qenë 40.4 milionë dhe është vendosur në vitin e kaluar.

Gjithashtu në ankand, një pikturë e Roy Lichtenstein është shitur për 56.1 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›