E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pandemia godet portin e Vlorës

Ulje e ndjeshme e numrit të pasagjerëve që lëvizin mes portit të Vlorës dhe Italisë. Shifrat janë të njëjta me periudhën prill-maj të këtij viti, afro 50 persona në ditë. Drejt Italisë mund të udhëtojnë vetëm rezidentët në këtë shtet, dhe për ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Kjo ka bërë që të ulet me 70% qarkullimi i njerëzve.
Porti i Vlorës të ardhurat kryesore, rreth 90% , i siguron nga lëvizja e pasagjerëve ndaj ulja e të ardhurave, deri në përgjysmim lidhet me këtë fakt.
Edhe pse në një situatë mjaft të vështirë financiare deri tani nuk është prekur organika e tij, që do të thotë nuk ka shkurtime vendesh pune.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›