E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta Askush nuk mund ti shpetoje ndeshkimit per sulmet ndaj ketij vendi

Kercenimi i besueshem por jo i konfirmuar sic thone zyrtaret amerikane ne prag te 10 vjetorit te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 nuk po e ben Presidentin Obama te ndryshoje planet per te vizituar Pentagonin ne pervjetorin e kesaj ngjarjeje. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Luis Ramirez na informon se ceremonite perkujtimore filluan ne Pentagon dje nen masa te forta sigurie.

Megjithe shiun e imet nje numer i madh punonjesish te Petagonit u mblodhen ne oborrin e nderteses per te kujtuar diten kur rrembyesit perplasen nje avion Boing 757 te shoqerise ajrore American Airlines aty.

Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta ishte mes pjesemarresve ne ceremonine per punonjesit dhe viktima te tjera te pafajshme qe u zhduken kur avioni u perplas dhe shkaterroi nje pjese te madhe te kesaj ndertese gjigante. 

Megjithese e cara e madhe ne ndertese u riparua shume kohe me pare nje e care e madhe eshte ende ne zemrat tona. Ne do te ndjejme thelle humbjen e 184 njerezve qe u zhduken ketu ate mengjes.

Sekretari Paneta tha se sulmet ne Pentagon dhe ne Qendren Boterore te Tregtise ne Nju Jork e bene vendin te bashkohej dhe te forconte vendosmerine ushtarake per te gjetur dhe ndeshkuar terroristet si Osama Bin Ladin.  

Nje nga momentet per te cilat jam shume krenar si drejtor i CIA-s ka qene rasti qe me eshte dhene per te punuar me disa nga zyrtaret tone me te mire te zbulimit me disa nga ekipet e forcave tona speciale per tia bere te qarte vendit dhe botes se askush nuk mund ti shpetoje ndeshkimit per sulmet ndaj ketij vendi.

Zoti Paneta e mbajti kete fjalim nderkohe qe autoritetet ne Pentagon dhe Nju Jork forcuan masat e sigurimit pas njoftimeve per nje kercenim te besueshem por jo te konfirmuar sic u shprehen zyrtaret gjate ceremonive perkujtimore te 11 shtatorit. Zyrtaret thone se po perpiqen te konfirmojne informacionin qe moren se nje ose me shume atentatore mund te kene hyre ne Shtetet e Bashkuaragjate diteve te fundit per te kryer sulme.

Ne fillim te javes Pentagoni njoftoi shtimin e masave te sigurimit ne istalimet ushtarake ne teritorin e Shteteve te Bashkuara ne kuader te pervjetorit te 11 shtatorit dhe perpara se te informohej per kercenimin e besueshem.

Marsha Zisman eshte punonjese e ushtrise dhe ndodhej ne Pentagon kur ndertesa u sulmua 10 vjet me pare. Zisman e cila eshte e shurdhet foli nepermjet nje perkthyeseje dhe tha se ajo ishte dita me keqe ne jeten e saj dhe shpreson qe ajo te mos perseritet me kurre.

Ndjehem e sheruar por me gjurme me shume gjurme qe nuk do te zhduken kurre.

Zisman ishte dje mes punonjesve te pare ne oborrin e Pentagonit qe qepen nje flamur amerikan qe u shkaterrua ne sulmin e 11 shtatorit 2001 ne Qendren Boterore te Tregtise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›