E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me atentat nje gjyqtar i Gjykates se Vlores

Policia e Vlores tha sot se nje gjyqtar i Gjykates se Vlores humbi jeten ne nje atentat me eksploziv ndersa po udhetonte ne bulevardin e qytetit. Policia tha se gjyqtari Skerdilajd Konomi 33 vjec po shkonte ne gjykate kur makina e tij tip Benz Mercedez u perfshi nga nje shperthim ne Bulevardin Vlore - Skele. Kalimtare te rastit synuan sipas deshmimtareve ne vendngjarje ti jepnin ndihme gjyqtarit  por makina u perfshi pas shperthimit nga flaket . Policia dyshon se lenda e eksplozivit  ishte vendosur ne pjesen e pasme te automjetit. Policia e Vlores vuri ne dispozicion dy numra telefoni dhe nje shperblim prej 100 mije eurosh per cdo informacion mbi vrasjen. Gjyqtari Skerdilajd Konomi kishte nje karriere prej gati gjashte vitesh ne gjykimet per ceshtje civile ne Gjykatat e Fierit dhe te Vlores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›