E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta dhe Karzai të shqetësuar për sulmet në Afganistan

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, kanë diskutuar për rritjen e numrit të sulmeve, në të cilat forcat e sigurisë afgane po i kthejnë armët kah trupat e koalicionit ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhorxh Litël, tha se Paneta dhe Karzai kanë “shprehur shqetësim të përbashkët” lidhur me këto sulme, gjatë bisedës telefonike që e kanë pasur ditën e shtunë.

Zëdhënësi Litël tha se ata janë “pajtuar që zyrtarët amerikanë dhe afganë duhet të punojnë edhe më tepër së bashku për minimizimin e potencialit për sulmet e brendshme në të ardhmen”.

Paneta ka thënë se ishte “shumë i shqetësuar” për këto sulme dhe ndikimin që ato e kanë në bashkëpunimin me aleatët afganë.

Sipas NATO-s, këtë vit janë vrarë 39 ushtarë ndërkombëtarë gjatë 29 sulmeve të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›