E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker për vizitë në Maqedoni

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, me ftesë të presidentit Gjorge Ivanov do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë nga 19-25 gusht, njofton Ambasada amerikane në Shkup.

Siç thuhet, Riker do të ketë fjalim në hapjen e Konferencës të Shkollës për liderë të rinj të presidentit Ivanov, që do të mbahet nesër në Ohër.

Vizitën do ta shfrytëzojë për takime edhe me përfaqësues të Qeverisë, biznesmenë dhe liderë të bashkësive.

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Riker do të vizitojë edhe vende të tjera në rajon.
Kjo është vizita e dytë e ambasadorit Riker në Maqedoni këtë vit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›