E Enjte, 5 Nëntor 2026

Panik në Londër/ Zjarr në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar

Në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Heathrow në Londër është krijuar panik tek banorët, si pasojë e një zjarri.

Retë e dendura të tymit kanë mbuluar pothuajse gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë më shumë se 100 mjete zjarrfikës me 15 automjete.

Për të vënë nën kontroll flakët kanë ndërhyrë edhe helikopterët.

Sipas mediave britanike, zjarri ka rënë në afërsi të Hatton Road, Feltham.

Another fire in West London. So close to Heathrow! pic.twitter.com/XnAwDmnoAI

— Anindya Guha (@AnindyaGuhaOrig) August 1, 2022

Pamjet nga zona tregojnë tym të dendur ndërsa avioni, siç shihet në videon përkatëse, po i afrohet aeroportit normalisht.

Banorëve të zonës u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të mbyllin dritaret për shkak të tymit të dendur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›