E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik në Paris, shembet apartamenti gjatë një feste, të paktën 19 të plagosur

Të paktën 19 persona u lënduan, nga të cilët njëri rëndë, pasi një apartament në Paris u shemb pak pas mesnate. Autoritetet kanë hapur një hetim për të zbuluar shkaqet e incidentit.

Sipas mediave franceze, zjarrfikësit u njoftuan rreth orës 00:20 për shembjen e një apartamenti në katin e pestë të një ndërtese. Në momentin e aksidentit, në apartament po zhvillohej një festë me rreth 50 persona.

Në vendngjarje u dërguan 125 zjarrfikës dhe rreth 40 automjete.

Për shkak të incidentit, ndërtesa në rrugën Amelot dhe dy ndërtesa fqinje u evakuuan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›