"Panik" në Rinas, simulohet përplasja e një avioni civil
Aeroporti i Rinasit është gdhirë dje i qetë, duke ndjekur rutinën si gjithë ditët e tjera. Por papritur, disa makina policie dhe zyrtarësh kanë mbërritur, e bashkë me to, edhe mediat. Sapo të gjithë kanë hyrë në ambientet e aeroportit, kureshtja është ngjallur te kalimtarët e rastësishëm, tek udhëtarët e tek punonjësit e aeroportit. Por, pa kaluar shumë kohë, situata është bërë edhe më serioze, kur disa punonjës policie nuk kanë lejuar asnjë person të kalonte në një pjesë të pistës së aeroportit, duke ndaluar edhe vetë punonjësit. E aty, disa ambulanca kanë mbërritur, bashkë me to zjarrfikëset, e një helikopter. Diçka jo e zakonshme ka ndodhur... Kështu kanë menduar të gjithë, kur kanë parë një organizim me një nivel tejet të lartë në Aeroportin e Rinasit. Dyshimet janë rritur edhe më shumë, kur një tym i zi ka mbuluar zonën e fluturimeve. Por, e gjithë kjo ka qenë vetëm një stërvitje e Emergjencave Civile dhe sigurisë në aeroport, duke treguar nivelin e tyre të lartë për ndërhyrje në ngjarje të jashtëzakonshme.
Si çdo vit, edhe dje, u testua me një alarm fals emergjence gatishmëria e strukturave të emergjencës dhe ndihmës së shpejtë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Aty u simulua një përplasje midis një avioni dhe një makine të shërbimit aeroportual, në zonën e parkimit të avionëve të aeroportit. Testimi vuri të gjitha strukturat e shërbimeve aeroportuale të lartpërmendura nën procedura rigoroze. Rreth 100 vullnetarë u përfshinë gjatë ushtrimit të testimit bashkë me përfaqësues të Drejtorisë së Emergjencave Civile të vendit. Fillimisht, një tym është parë në qiell, duke mbuluar zonën. Më pas, dy ambulanca kanë mbërritur në aeroport nga Spitali Ushtarak, që janë përforcuar edhe nga një helikopter. Duke mos mjaftuar me kaq, gjithë zjarrfikëset e aeroportit janë mobilizuar në këtë operacion, duke marrë nën kontroll këtë situatë.
Ushtrimi i përplasjes së avionit është simuluar sikur një nga motorët kishte marrë flakë, pasi ende nuk ishte fikur, ndërsa një gomë ka skopiuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e pasagjerëve. Në avion ndodheshin shumë udhëtarë dhe menjëherë janë marrë masat për evakuimin e tyre. Dhjetë të plagosur janë transportuar, qoftë me rrugë tokësore, qoftë me ato ajrore. Ndërsa pjesa tjetër janë dërguar në një sallë rehabilitimi, ku ishin të pranishëm dy mjekë dhe gjashtë infermierë. Pak më vonë, grupi i punës është përforcuar edhe nga shërbimet zjarrfikëse të Durrësit dhe të Fushë-Krujës. Menjëherë, ato kanë ardhur në vendngjarje, duke iu ardhur në ndihmë kolegëve. Por, pas 50 minutash, situata është qetësuar dhe rreziku ishte zhdukur. Ndërsa strukturat e emergjencës civile janë larguar për në detyrat e tyre përkatëse, në pritje për të ndaluar çdo ngjarje të rëndë që mund të ndodhë.
Megjithatë, e gjithë kjo situatë ka sjellë pak panik te njerëzit, të cilët janë habitur, pavarësisht se brenda ambienteve të aeroportit ishte njoftuar me afishe se do të improvizohej një situatë emergjente dhe kërkohej ruajtja e qetësisë. Ndërsa kur të gjithë njerëzit kanë dalë të qetë nga kjo situatë, ata kanë marrë përgëzimet e merituara, edhe nga qytetarët, të cilët ende nuk e besonin nëse ishte një situatë e vërtetë, apo një stërvitje. Por, atyre u ishte dukur aq e vërtetë, sa kanë mbetur të kënaqur nga ndërhyrjet e mobilizuara, duke shpresuar që situata të tilla të mos ndodhin kurrë.
Mobilizimi
Autoritetet e aeroportit vlerësojnë punën e emergjencave
"Operacioni stërvitor u
krye me sukses të plotë"
Autoritetet e Aeroportit të Rinasit e kanë cilësuar si tejet të suksesshme stërvitjen e djeshme, duke deklaruar se në të ardhmen do të kenë përmirësime të tjera në organizimin dhe përballimin e këtyre situatave. "Ky testim i strukturave të emergjencës dhe ndihmës së shpejtë të aeroportit u realizua me shumë sukses. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vërtetoi edhe një herë se operon në kushte të shkëlqyera sigurie. Ne jemi krenarë që u ofrojmë pasagjerëve tanë standarde evropiane dhe një mjedis të qetë", tha Andrea Gebbeken, drejtoreshë e përgjithshme ekzekutive e TIA-s. Organe shtetërore ishin gjithashtu të përfshira në testimin e emergjencës, duke përfshirë këtu Drejtorinë e Emergjencave Civile, policinë dhe ushtrinë e aeroportit. Kryqi i Kuq ishte gjithashtu i përfshirë gjatë testimit. Ferdinand Pone, zëvendësministër i Brendshëm, ishte gjithashtu i pranishëm gjatë ushtrimit. Mbas testimit, Pone u shpreh se "testimi i strukturave të emergjencës së TIA-s rezultoi i shkëlqyer dhe vërtet i mirorganizuar". Zhvillimi periodik i këtyre testimeve mundëson reagimin e duhur dhe të menjëhershëm të strukturave të TIA-s, në raste emergjence. Këto testime mundësojnë marrjen e masave të sigurisë, të cilat varen nga niveli aktual i gatishmërisë. Të pranishëm në momentin e testimit ishin dhe zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, pushtetit lokal, Misionit të Asistencës Policore të Bashkimit Evropian në Shqipëri (PAMECA), dhe nga Organizata e Sigurisë dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.